Tre persona, përfshirë një fëmijë, të vrarë në Gjermani

Në një lagje në Montabaur të Gjermanisë, tre persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë.

Sipas njoftimit nga policia gjermane, i dyshuari kishte plagë të rënda në momentin kur njësitet speciale kanë hyrë në shtëpi, transmeton albinfo.ch.

Qeveria e Shqipërisë ndan 50 mijë euro për shërimin e Bujar Bukoshit – Gaz…
Tutje, policia ka sqaruar se vrasjet kanë ndodhur pas disa mosmarrëveshjeve familjare dhe detaje të tjera të vrasjeve nuk janë ofruar nga policia.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë duke u kryer nga prokuroria publike dhe departamenti i krimeve në policinë gjermane.

Lexo edhe:  Hajnat bëjnë kërdi në Viti, ‘avullojnë’ rreth 85 mijë euro para dhe ari nga shtëpitë e 3 vëllezërve Drugzani