Disa vende nisin Ramazanin me 18 shkurt, por jo Kosova – Enis Rama tregon kur nis Ramazani

Hoxhë Enis Rama ka njoftuar se muaji i shenjtë i Ramazanit për vitin 1447 Hixhri / 2026 fillon më 19.02.2026, ditën e enjte, shkruan “Jepi zë”.

Sipas tij, kjo datë është shpallur nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe duhet të respektohet nga të gjithë muslimanët në Kosovë. Ai theksoi se i njëjti parim vlen edhe për besimtarët në vendet e tjera, të cilët duhet t’u binden autoriteteve të tyre fetare përkatëse.

Hoxha sqaroi se fakti që disa shtete islame e kanë shpallur më herët fillimin e Ramazanit nuk duhet të ndikojë në vendimin e shpallur nga institucionet fetare vendore.

Ai u bëri thirrje besimtarëve që të jenë unikë dhe të shmangin shpërndarjen e lajmeve që mund të hutojnë opinionin apo të nxisin debate të panevojshme rreth kësaj çështjeje.

“Kështu na kanë mësuar dijetarët dhe kështu duhet të veprojmë”, ka theksuar Hoxhë Enis Rama në njoftimin e tij.

Lexo edhe:  Grabitje e armatosur në marketin ‘Olti’ në Ferizaj: Tmerrohet punëtori, hajnat marrin pazarin ditor