Njesia Speciale e Policisë ndan mirënjohje për ushtarët e FSK-së dhe ndërmarrje në Mitrovicë që mbeshteten këtë njësi

Njësia Speciale Operative ka ndar letër-falenderime për subjekte dhe individ/partner nga institucione të ndryshme që kanë përkrahur Njësinë Speciale Operative .

Individ, organizata e institucione ndihmuan Njësinë Speciale dhe njësitë tjera speciale në projektet zhvillimore, trajnimin e policëve, realizimin e detyrave policore në shërbim ndaj qytetarëve, ruajtje të sigurisë publike dhe kushtetueshmërisë, shkruan Jepi zë.

Me këtë rast janë ndarë leter- falenderime për: zyrtarë nga MPB, zyrtarë nga KEDS Mitrovicë, KRU Mitrovicë, KRU Prishtinë, Zjarrëfikësit Prishtinë, Agjencionin e Pyjeve në Blinajë, zyrtarë nga IPK, zyrtarë nga Shoqata e Kërkim Shpëtimit, zyrtar nga FSK etj.

Ndryshe kjo njësi është e vendosur edhe në kampin “Enver Zymberi” në lagjen Bair të Mitrovicës./ Jepi zë

Lexo edhe:  E rëndë: Arrestohet djali kosovar, rrahu babain dhe nënën