Identifikohen katër të mitur të dyshuar për 11 raste vjedhjesh në Ferizaj

Policia e Kosovës ka identifikuar katër persona të mitur të dyshuar për përfshirje në disa raste vjedhjesh që kanë ndodhur në qytetin e Ferizajt gjatë periudhës gusht 2025 – janar 2026.

Sipas Policisë, Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Ferizaj ka zhvilluar hetime intensive lidhur me disa vepra penale të cilësuara si “Vjedhje”, “Vjedhje e rëndë”, si dhe një rast “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, të ndodhura kryesisht në territorin e qytetit.

Hetimet janë përqendruar në një grup të miturish, të cilët dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer vjedhje në lokale afariste, markete dhe hapësira banesore, duke përvetësuar biçikleta, skuterë, telefona mobilë, para të gatshme, mjete pune dhe sende të tjera.

“Si rezultat i hetimeve, më datë 13.01.2026, në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, janë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor pesë persona të mitur të dyshuar.

 

Lexo edhe:  Kjo është gjendja e policit i cili u plagos në Zllakuqan