Ndërtesa që u shemb në Turqi shfrytëzonte murin e jashtëm të ndërtesës ngjitur

Në Antakya të Turqisë, është parë se muri i jashtëm i një ndërtese, i cili nuk u shkatërrua, përdorej si mur i brendshëm i godinës së shkatërruar ngjitur.

Kur një nga dy ndërtesat ngjitur u shemb, televizori, piktura dhe korniza në mur ishin të vetmet gjëra që mbetën nga ndërtesa e rrënuar komplet.

Ndërtesa e rrënuar në qytetin po ashtu të shkatërruar rëndë nga tërmeti i së hënës, i ka lënë të habitur ata që e kanë parë.

Ata që panë rrënojat, panë edhe se ndërtesa ngjitur nuk ishte rrënuar, raportoi CNNTurk.

Kur u afruan panë se muri i jashtëm i saj ishte përdorur si mur i brendshëm i ndërtesës që tashmë ishte e rrënuar.

Lexo edhe:  Reduktime të enegjisë elektrike në këto vende