Arrestohet babai, dyshohet se i dërgoi 4.4 gramë narkotikë djalit në Dubravë

Një person është arrestuar, pasi i njëjti dyshohet se i ka dërguar rroba djalit të tij në burgun e Dubravës, i cili është vuajtje të dënimit.

E në to kishte futur një sasi prej 4.4 gram substancë narkotike.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka nxjerr aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

Mirëpo për shkak të gjendjes shëndetësore i dyshuar vazhdon trajtimin në Spitalin Rajonal të Pejës nën sigurimin e policisë.

Lexo edhe:  Presidentja Osmani viziton Skënderajn, Mitrovicën dhe Klinën, ofron mbështetjen institucionale