Qytetari thotë se në QKUK vajza e tij e sapolindur u la në inkubator pa ngrohje për 2 orë, fajëson stafin

Shpeshherë janë raportuar raste për kushte jo të mira në QKUK.

Një qytetar ka raportuar se vajza e tij e sapolindur në QKUK, në repartin e neonatologjisë, ka qëndruar në inkubator pa ngrohje për gati dy orë, sipas tij, e gjitha për shkak të neglizhencës së stafit, raporton Gazeta Blic.

Bëhet fjalë për Përparim Klinaku, i cili ka publikuar fotografinë e vajzës në Facebook, derisa ka shprehur shqetësimin e mllefin për situatën.

Ai ka thënë se punëtorët që paguhen nga taksat tona duhet t’i dalin zor punës së tyre, e jo të presin që të ndodhë tragjedia.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Deri kur duhet me prite qe punetoret qe paguhen nga taksat tona t’i dalin zot punes se tyre?! Apo duhet te ndodhe tragjedia qe te vetedijesoheni?!

Kjo foshnje qe shihni ne kete fotografi eshte vajza ime(5 diteshe), e cila, sot ne QKUK-repartin e neonatologjise, gati dy ore ka qendruar ne kete inkubator pa nxemje, per shkak te neglizhences se stafit pergjegjes!!!

BOLL BRE MA SE NA KENI LODHE, DIELLIN DY GISHT MI KRY NA E KENI PRU!!!

Lexo edhe:  Policia e Kosovës trajnohet nga agjentët e FBI