Labinot Tahiri: Armatoseni popullin, Serbia ka armatosur serbët

Labinot Tahiri, këngëtar dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, ka shkruar një status në lidhje me ngjarjet politike në veri të Kosovës.

Ish-deputeti nuk është përmbajtur nga gjuha, duke bërë një thirrje të papërgjegjshme për armatosjen e qytetarëve të Kosovës.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani që të armatosë qytetarët, pasi të njëjtën gjë sipas tij e ka bërë edhe Serbia me serbët në veri.

“Pra, kam një kêrkesë për ju dhe presidenten e vendi?! Armatoseni popullatën tonë sepse serbet e Veriut i ke të armatosur ,këtë e dini edhe ju. Shyqyr Zotit që e kemi Naton, Kforin dhe ushtrinë por asnjera nga to nuk e njohin Serbinê siq e njohim ne! Pra të armatoset popullata jonë ashtu siq janë serbet e Kosovës të armatosur nuk do ishte keq.”, shkroi ndër të tjera ish-deputeti këngëtar.

Labinot Tahiri ka uruar kryeministrin Kurti për ditë të mirë.

“Diten e mirë kryeministër me një shprehje nga nana ime: Nana jem më thot çdo ditë kur të dale nga shtepia: Djali jem, tu letofshin punêt se nuk e ke leht çdo ditë rrugëve! Dhe unë po ju them juve, Zoti ti letoftë punët se nuk e ke lehtë këtë situatë.”, vazhdoi tutje ai.

Lexo edhe:  Shtatorja e Adem Jasharit në Prishtinë, shpallet konkurs ndërkombëtar