Parashikimi i motit gjatë vikendit

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale kohore me diell. Rrallë në disa rajone mund të ketë ndonjë rigë lokale shiu. Temperaturat pritet të lëvizin nga 8 minimalja deri në 18 gradë Celsius ajo maksimale

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Në Shqipëri do të ketë shumë më shumë intervale kohore me diell dhe do jetë ndjeshëm më ngrohtë sidomos në zonat mesdhetare me temperatura deri në 25 apo 26 gradë Celsius.

Ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë ndryshim i motit që vlene të përmendët. Do të vazhdojnë vranësirat e intervalet kohore me diell në Kosovë dhe pak më freskët. Në Shqipëri më shumë diell dhe më ngrohtë. Riga të dobëta priten nganjëherë rrallë në disa rajone kryesisht malore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  E frikshme: Incident në aeroplanin nga Stuttgarti, mezi ateroi në Prishtinë pasi iu prish goma