Zhduken tre meshkuj në Fushë-Kosovë

Në dy raste të ndara, tre meshkuj janë raportuar të zhdukur në Fushë-Kosovë.

Rasti i parë është raportuar të dielën, ka bërë të ditur Policia përmes raportit 24-orësh, ku ankuesi ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Rasti i dytë dyshohet se ka ndodhur të hënën, ku është raportuar se dy viktimat meshkuj kosovarë janë larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhje e tyre.

Rasti është duke u hetuar nga Policia.

Lexo edhe:  Lajm i mirë: Hapet aplikimi për shtesa edhe për fëmijët që kanë lindur nga 1 janari i vitit 2009