Këmbëngulja Rubin: Thaçi na tha se s’mund të pranonte Marrëveshjen e Rambujes nëse nuk është fjala pavarësi

Rubin vazhdon dëshminë në Hagë.
Delegacioni shqiptar ne Konferencen e Rambujes
James Rubin, ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit gjatë kohës së luftës në Kosovë, duke dëshmuar në Gjykatën Speciale, si dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka deklaruar se Hashim Thaçi, si udhëheqës i delegacionit shqiptar në konferencën e Rambujes, i kishte thënë se nuk mund të thoshte po për marrëveshjen e Rambujes, pasi që nuk specifikohej pavarësia.

Rubin edhe tregoi se UÇK-ja kishte kërkesa maksimaliste.

“Ai [Thaçi] na tha që nuk mund të na thoshte neve po pa pasur një deklaratë specifike për pavarësinë, sepse ai duhej të diskutonte me komandantët e UÇK-së. Personat që kërkonin pavarësinë e Kosovës ishin maksimalistë, i donin të gjitha, donin çdo gjë të mundshme. Sigurisht që diplomacia nuk mund të jetë gjithmonë perfekte. Ne përpiqeshim te gjenim një mes të artë, që të mos i thonim as po as jo pavarësisë në atë dokument”, tha Rubin.

Ai tregoi edhe një zgjidhje që u ofrua nga delegacioni amerikan dhe përgjigjen që kishte marrë nga Thaçi, i cili u kishte treguar për pasojat që do t’i kishte nëse do ta pranonte marrëveshjen pa pavarësi.

Kështu që ne thamë: mund të shprehni vullnetin e popullit, pa e bërë të qartë dhe pa e thënë specifikisht fjalën pavarësi. Ai na tha: po nuk përdora fjalën pavarësi, atëherë mua do më konsiderojnë si person që ka hequr dorë nga pavarësia e vendit.

Rubin e përshkruan situatën si një moment të vështirë. “Ai [Thaçi] na shpjegoi se nuk ishte ai përgjegjës për këto”.

“Ai ishte thjesht personi që po komunikonte me ne, sepse kishte një rol politik në UÇK, por jo një rol udhëheqës. Nuk kishte kompetenca, nuk kishte autoritet”, potencoi tutje.

Pjesë nga dëshmia e Rubin:

Në deklaratën tuaj thoni se në një moment, Thaçi ju tregoi se ishte i shqetësuar se nuk kishte autoritet të plotë për të firmosur në emër të UÇK-së pa miratim…

Lexo edhe:  Në Skenderaj, kërkohet të ndërtohet një kishë katolike

Këtu flet zonja Albright në krye të faqes, ti personalisht thotë ajo, po i drejtohet Thaçit, ti personalisht do të jesh përgjegjës për vdekjen e njerëzve të tu, nëse nuk ndërron mendje. Lidershipi është për të marrë vendime të vështira, e di që e ke shumë të vështirë të heqësh dorë nga pavarësia, por nëse nuk pranon nuk do ta kesh përkrahjen e perëndimit. Do ta rrezikosh miqësinë me mua dhe Rubin-in.

Nuk ke miq me mua dhe Rubin-i në Perëndim, por kështu ne nuk mund të ndihmojmë të dëshpërosh popullin shqiptar. Më pas vijoni, Thaçit sa nuk i shpëtonin lotët, ai kurrë më parë nuk kishte takuar ministra të jashtëm, e le më një Sekretar Amerikan të zemëruar, ai i tha asaj se si vetë kishte qenë dëshmitar i vdekjes së shokëve të tij më të ngushtë e krimeve të kryera kundër grave, fëmijëve dhe të moshuarve. Ai ishte i vetëdijshëm se cilat mund të ishin pasojat, për disa momente, ai nuk mund të fliste. Pastaj duke u ndrequr pak, duke ndrequr qëndrimin, tha se i vinte keq, por përgjigja ishte jo.

Pyetja ime është e parë është kjo: a është e vërtetë dhe e saktë kjo me aq sa ju kujtohet juve?

Po.

A është e vërtetë që zotëri Thaçi ishte gati të qante që të kthej komunikimin me Sekretare Albright?

Kjo është përshtypja ime.

Vazhdojmë me faqen tjetër. Thotë: Kur Hashim Thaçi la dhomën e tij… në Rambuje, Madeleine Albright mblodhi ekipin e saj për takim. Ajo ishte e zbehtë. Konferenca po shndërrohej në një katastrofë, pas analizimit të kësaj situate të pashpresë, Albright u kthye me automjet në Paris për të fjetur disa orë. Atë natë bëra një shëtitje të gjatë me Thaçin, jashtë ishte ftohtë, por ai refuzoi ofertën time për t’i dhënë pallton. Ishte i shqetësuar, tha se ishte nën presionin e komandantëve të UÇK-së në Kosovë dhe financuesve të saj nga Evropa.

Lexo edhe:  Matoshi thotë se Amir Rrahmanit duhet t’i merret shiriti i kapitenit pasi tha “Kosova është Kosovë, ose Kosova është Shqipëri”

Ata do ta konsideronin tradhtarë. Ai e ndjente se po ta humbiste Albright-in si mike do të ishte një katastrofë e vërtetë për kauzën e tij.

Kjo pjesë, ky komunikim me Thaçin, me aq sa ju kujtohet juve, a është i vërtetë?

Po.

Më konkretisht, a ju tha Thaçi që nuk mund ta nënshkruante marrëveshjen, sepse ishte në presion të Komandantëve të UÇK-së dhe financuesve nga Evropa dhe do ta konsideronin tradhtar po ta nënshkruante?

Po.

A mund ta shtjelloni pak me fjalët tuaja, si ishte kjo bisedë, si ndodhi kjo bisedë?

Po. Ideja ishte që nuk mund të bëheshin deklarata specifike për pavarësinë dhe ky ishte thelbi i diplomacisë, pikërisht për këtë po diskutohej në Rambuje. Ne donim që të mblidhej e gjithë bota bashkë, jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por edhe shtetet evropiane, madje edhe Rusia që ishte pjesë e këtyre negociatave. Ka qenë moment unik ky në histori, kur shtetet e mëdha sikur ishin atëherë po përpiqeshin të parandalonin një masakër.

Për ta bërë këtë, ne donim që fuqitë e mëdha të punonin së bashku, jo vetëm SHBA-të, sepse ndonjëherë ne duhej ta bënim punën vetëm, por Albright donte sa më shumë unifikim mes fuqive të mëdha, edhe ndihmën e Rusisë.

Rusia ishte në favor të dëshirës serbe për të mos pasur deklarata pavarësie të përkthyera në një dokument. Ne nuk kishim ende një qëndrim të qartë sa i përket pavarësisë. Ne na duhej një kompromis, një veprim diplomatik, një përpjekje, që të kalonim në fazën e radhës, ku do të kishim gjithë botën në anën tonë që t’i mbushnin mendjen serbëve që të pajtoheshin me marrëveshjen e paqes.

Lexo edhe:  Rrahen mes vete katër persona në Prishtinë, bëhen për spital

Ai na tha që nuk mund të na thoshte neve po, pa pasur një deklaratë specifike për pavarësinë, sepse ai duhej të diskutonte me komandantët e UÇK-së. Personat që kërkonin pavarësinë e Kosovës ishin maksimalistë, i donin të gjitha, donin çdo gjë të mundshme. Sigurisht që diplomacia nuk mund të jetë gjithmonë perfekte. Ne përpiqeshim te gjenim një mes të artë, që të mos i thonim as po as jo pavarësisë në atë dokument.

Kështu që ne thamë: mund të shprehni vullnetin e popullit, pa e bërë të qartë dhe pa e thënë specifikisht fjalën pavarësi. Ai na tha: po nuk përdora fjalën pavarësi, atëherë mua do më konsiderojnë si person që ka hequr dorë nga pavarësia e vendit. Pra, ishte moment shumë i vështirë dhe ai na shpjegoi se nuk ishte ai përgjegjës për këto. Ai ishte thjesht personi që po komunikonte me ne, sepse kishte një rol politik në UÇK, por jo një rol udhëheqës. Nuk kishte kompetenca, nuk kishte autoritet.

Ai ishte thjesht një pasqyrim i një lëvizje dhe shumë persona në atë lëvizje donin pavarësi tani ose më së paku të shprehej në dokument, të konfirmohej në dokument se do të realizohet pavarësia.

Ideja ishte si t’i kënaqim të gjithë dhe mënyra e vetme për ta bërë këtë ishte që të kishim një dokument të vagullt sa i takon pavarësisë. Ai këtë nuk mund ta pranonte, sepse atij i kishin thënë që nëse e bën këtë, siç na tha edhe me fjalë të veta, do të ishte një tradhtar.

Ne u përpoqëm të gjenim një zgjidhje, një pajtim për këtë.