Sherr me shishe birre në një kafiteri në Zubin Potok, i riu përfundon me lëndime në kokë

Një përleshje e dhunshme ka ndodhur pas mesnate në kafiterinë “Ritam” në Zubin Potok, ku një person dyshohet se është goditur me shishe qelqi në kokë

Burime të afërta me hetimin bëjnë të ditur se viktima, M.G, ka pësuar lëndime në pjesën e ballit pasi dyshohet se u sulmua nga Slobodan Vucinic me shishe birre gjatë incidentit brenda lokalit.

Për shkak të plagëve të marra, viktima fillimisht është trajtuar në QKMF-Zubin Potok, ndërsa më pas është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Mitrovicën e Veriut.

Pas trajtimit mjekësor, ai është paraqitur në Stacionin Policor për të dhënë deklaratë lidhur me rastin.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa i dyshuari është arrestuar menjëherë pas incidentit.

Sipas burimeve, gjatë testimit me alkoolmatës, i dyshuari ka rezultuar nën ndikim të alkoolit me 0.61 promilë alkool në gjak.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa i dyshuari pritet të intervistohet pasi t’i kalojë efekti i alkoolit.

Lexo edhe:  Publikohet video e momentit kur foshnja lindi nën rrënojat e tërmetit, nëna vdiq