Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot në Kosovë pritet të kemi mot me diell dhe vranësira. Mëngjesi dhe mbrëmja do të jenë të freskëta, ndërsa dita me rritje të lehta të temperaturave. Do të vazhdojnë të fryjnë erëra të freskëta nga veriu, kurse temperaturat do të lëvizin nga 11 minimalja deri në 27 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri të Premten pritet mot kryesisht me diell dhe i nxehtë veror. Temperaturat maksimale pak mbi 30 gradë Celsius. Në lindje të vendit do të ketë edhe vranësira të herëpashershme.

Vranësira dhe intervale të gjata kohore me diell të Premten priten në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës me mundësi për ndonjë reshje të dobët në disa rajone të rralla.

Fundjava vjen me rritje të ndjeshme të temperaturave dhe me më shumë diell në tërë rajonin. Pasditeve në disa rajone malore mund të zhvillohet ndonjë rrebesh i izoluar shiu. Temperaturat mbi 30 gradë Celsius edhe në Kosovë.

Destabilizim të motit në Kosovë me rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë presim të Martën./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Policia e Serbisë “kidnapon” 3 policë të Kosovës në kufirin në Jarinje