Ndërpritet greva në Podujevë, drejtori i Arsimit tregon se në cilat shkolla po mbahet mësimi

Edhe pse Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës u ka bërë thirrje të mos ndërpritet greva, pasi nuk ka akoma marrëveshje, mësimi në disa shkolla të Podujevës ka nisur.

Drejtori i Arsimit në komunën e Podujevës, Avni Fetahu në një prononcim për Sinjalin ka folur për shkollat që kanë nisur mësimin.

“Po, shkollat fillore janë duke punuar me një numër të vogël të mësuesve deri në dy apo tre si dhe me nga 30 apo 40 nxënës. Kurse arsimtarët nga klasa e gjashtë deri në të nëntën kanë një hezitim në lëndë të caktuara”, u shpreh ai për Sinjalin

‘’Vullneti i prindërve ka qene i madh, kështu që ne i kemi adresu kërkesat e prindërve tek mësimdhënësit. Komuna nuk ka pas asnjë ndikim për të ndërprerë grevën, sikur të kishte ndiku komuna ashtu shumë kishin fillu mësimin të gjitha shkollat dhe jo pjesërisht’’, tha ai.

Lexo edhe:  Viti 1998, koha kur flitej se në Malishevë lëshohen pasaporta të Kosovës