Brutale nga Lushtaku për Lladrovcin: S’merrem me njerëz me probleme psiqike
Sami Lushtaku e ka quajtur njeri “me probleme psikike” Ramiz Lladrovcin, i cili drejtoi një sërë akuzash ndaj nënkryetarit të Skenderajt të martën në një intervistë televizive.
Lushtaku, në një deklaratë të shkurtër për FrontOnline, tha se nuk preferon të merret me kryetarin e Drenasit.
“S’merrem me njerëz që kanë probleme psikike. Më mirë është ai të shkojë të kontrollohet. Nuk merrem me të”, deklaroi Lushtaku.
Të martën, Lladrovci tha se Lushtaku ka ambicie të qeverisë me Drenasin dhe se mban inat me të.