E mitura e shkelë me veturë një këmbësore në Prishtinë

Një e mitur dyshohet se sa ishte duke vozitur e ka goditur një këmbësore në trotuar, të shtunën në Prishtinë.

Sipas policisë, viktima ka lënduar këmbën.

” Viktima femër kosovare ka pësuar lëndime trupore në këmbë pasi që dyshohet se është goditur me veturë në trotuare nga e dyshuara femër kosovare (e mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

E dyshuara është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin për të mitur është liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Vdes në moshë mjaft të re infermierja Valdete Gjon Dodaj