Pensionohet njëri ndër mjeket me të respektuar të Komunës së Skenderajt

Sot është pensionuar njëri ndër mjekët më të mirë të Komunës së Skenderajt, specialisti i mjekësisë familjare Istref Bajraktari.

Gjatë punës së tij gati dyzet vjeçare Dr.Bajraktari mbahet mend për një përkushtim maksimal në punë dhe një profesionalizëm të lartë, të përcjellur me respektim maksimal të pacientëve.

Ai i përket gjeneratës së artë të mjekëve të Drenicës të cilët mbi supet e tij barte përgjegjësin për të mbrojtur shëndetin e kësaj ane, si në kohën e okupimit serb ashtu dhe gjatë luftës.

Ata që njohin doktor Istrefin, e dinë që ai është një humanist i madh dhe shumë herë e kemi takuar këmbë nëpër viset e ndryshme duke shkuar në përkujdesje te pacientëve të tij.

 

Lexo edhe:  Lajm i mirë për ata që kanë planifikuar të martohen, bie çmimi i arit