Parashikimi i motit për sot

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku vonë pasdite dhe në mbrëmje, pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu, ndërsa pas mesnate intensifikim i reshjeve në të gjithë vendin.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-52 km/h, raporton MeteoKosova

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 24°C.

Lexo edhe:  Shpallet fajtor ish komandanti i UÇK-së i akuzuar për fajde, dënohet me 3 vjet burgim