Kërkohen dy të dyshuar për vjedhje në Prishtinë

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihet në fotografi.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se personat e dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në postim

Lexo edhe:  Goditja e auto sallonit “Lipjani”: Pronari dyshohet se shiti vetura deri në 100 mijë € për fajde, këto janë kompanitë që ranë pre e tij