Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale.

Nën ndikimin e plotë anticiklonik pritet mot stabil me acar në orët e hershme të mëngjesit. Temperaturat pritet të luhaten nga -3 ajo minimale deri në 12 gradë Ceslius ajo maksimale.

Në Shqipëri dhe tërë rajonin pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me rritje të temperaturave ditore. Nëpër disa lugina dhe ultësira mund të ketë mjegull në orët e hershme të mëngjesit. Dita stabile dhe me temperatura gati pranverore.

Të shtunën edhe më ngrohtë. Priten rritje të mëtutjeshme të temperaturave, ndërkohë që vazhdon moti me diell dhe stabil.

Të dielen një front i dobët kushtëzon ulje të lehta të temperaturave në Kosovë dhe disa vise kontinentale të rajonit, me rritje të përkohshme të vranësirave lokale dhe fuqizim të erërave. Rrallëkund mund të ketë ndonjë rigë të dobët shiu.

Nga e Hëna vazhdon moti stabil dhe pa reshje atmosferike.,/MeteoBallkan

Lexo edhe:  Kush është taksisti nga Vushtrria që me ndihmën e mikut të tij u vodhi pasagjerëve 2 mijë e 500 euro