Ky është 61-vjeçari që u gjet i vdekur në motelin “Galaxy

Një person është gjetur pa shenja jete të enjten në mbrëmje, në motelin “Galaxy” në Ferizaj dhe akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes së tij.

Rastin e ka konfirmuar Policia, teksa tashmë është zbuluar identiteti i tij.

Siç merr vesh Sinjali, personi që u gjet i vdekur është Izair Samiu, 61-vjeçar, ish pjesëtar i UÇK-së.

Në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen tij, pas ekzaminimeve për shenja vitale.

Sipas informacioneve të para, ai u gjet në njërën nga dhomat e motelit, ku kishte qëndruar bashkë me një grua 57-vjeçare.

Njësitë përkatëse kanë intervenuar po ashtu, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Lexo edhe:  Vdes në moshë të re Enver Krasniqi nga Vushtrria