Fushë-Kosovë: Vajza raporton se është rrahur nga i dashuri, i dyshuari gjendet jashtë shtetit

Një vajzë në Fushë Kosovë ka raportuar se derisa kishte qenë në veturë me të dashurin, pas një mosmarrëveshje, ai e kishte sulmuar fizikisht.

Policia bën të ditur se i dyshuari gjendet jashtë shtetit.

“Më 06.10.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë në veturë me të dashurin e saj, i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari gjendet jashtë shteti. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  Çmenduri: Çmimi për një shezllon në Ksamil deri në 500 euro