Aksident në Pejë, lëndohen pesë persona

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur në Pejë, më saktë në fshatin Vitomirice.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Bëhet e ditur se nga aksidenti u lënduan pesë persona, por të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.

Të lënduar po trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës.

Lexo edhe:  Fillon gjyqi ndaj vajzës nga Kosova që vrau babain e saj në Zvicër: Po të mos e kisha qëlluar, sot nëna ime nuk do të ishte gjallë