Policia jep detaje për helmimin e nxënësve në Mitrovicë

Policia e Kosovës thotë se dhjetë nxënës kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Mitrovicës, pasi që të njëjtit ishin helmuar nga ushqimi i një lokali.

Në raportin 24-orësh është bërë e ditur se lokali është mbyllur nga inspektorët, shkruan teve1.info

“Raportohet se 10 nxënës kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Mitrovicës pasi që, janë helmuar nga ushqimi që kanë ngrënë në një lokal. Të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar, ndërsa lokali është mbyllur nga inspektorët komunal”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, sipas Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, inspektorët e këtij institucioni e kanë vizituar lokalin ku është ofruar ushqimi dhe janë marrë mostrat, derisa ende nuk kanë dalë rezultatet sanitare.

Megjithatë, AUV ka deklaruar se nga lokali nuk u është ofruar dëshmi për pajisjen e stafit me libreza sanitare dhe nuk është kryer Dezinfektimi, Dezinsektimi dhe Deratizimi (DDD).

“Pas lajmërimit nga IKSHPK zyra në Mitrovicë se disa paciente kanë kërkuar ndihmë mjekësore nën dyshimin për helmim me ushqim. Inspektorët Sanitarë të AUV-së në Mitrovicë menjëherë kanë dalë në raste bashkë me Policinë. Fillimisht janë vizituar pacientet në Emergjencën e spitalit në Mitrovicë. Nga pacientet e shtrirë është marrë informata për emrin dhe adresën lokalit gastronomik ku janë shërbyer me ushqime. Ndërsa nga ekipi mjekësore janë marrë të dhënat mbi anamnezën e të shtrirëve, shenjat klinike për dyshimet në helmim. Inspektorët bashkë me Policë kanë nisur inspektimin në lokalin gastronomik të ushqimeve të shpejta ‘On Top Food’ Rr. Skënderbeu Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e AUV-it

Lexo edhe:  Nënkryetari i Mitrovicës viziton vendin e shenjtë të myslimanëve në Jerusalem, falet në "Al Aksa"