Aksident trafiku me fatalitet në Skenderaj

Sot, rreth orës 12:54,është raportuar për një aksident trafiku me pasojë  fataliteti  i shkaktuar  në rrugën rajonale  Mitrovicë -Skenderaj  përkatësisht në fshatin Klinë e Ulët.

Në  aksident janë  përfshirë   dy vetura, ku si pasojë  e lëndimeve të  pësuara në aksident  ka humbur  jetën viktima femër  rreth 65 vjeçare., ndërsa lëndime kanë  pësuar  edhe katër  persona tjerë  të  cilët  janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal ne Mitrovicë.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për  aksidentin.

 

 

Lexo edhe:  Burri në Malishevë rrah brutalisht gruan e tij, e ngreh zhag nëpër tokë