Pacientit që iu gjet mjeti shpërthyes u dërgua nga Istogu në Spitalin e Pejës, detaje të reja

Policia rajonale në Pejë i ka konfirmuar dyshimet për bombë në Spitalin e Pejës. Sipas informacioneve të para, stafi mjekësor ia ka gjetur një pacientet një mjet shpërthyer në xhep, çka bëri që të njoftohej menjëherë Policia dhe të largohen pacientët e tjerë.

Ndërkohë Sinjali ka mësuar se pacientit që iu gjetur mjeti shpërthyes granatë dore është dërguar nga Emergjenca e Istogut për në qendrën e spitalit rajonal. I njëjti, sipas burimeve nga spitali vuan nga kanceri.

Pasi Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, pacientët dhe stafi janë evakuuar, derisa kanë intervenuar edhe njësitet tjera.

Ngjarja sipas Policisë ka ndodhur rreth orës 12:40.

“Sot rreth orës 12:40, Policia është njoftuar s enë spitalin rajonale në Pejë, stafi mjekësor gjatë kontrollit të një pacienti, në xhep të jaknes kanë vërejtur një mjet shpërthyer, Policia ka ndërmarrë veprimet konfor, autorizimeve. Kanë larguar pacientët dhe stafin. Pritet në vendin e ngjarjes të dalë edhe njësiti për deminim”.

Lexo edhe:  I premtoi martesë 15-vjeçares, kreu marrëdhënie seksuale me të dhe e rrahu – ky është i arrestuari në Malishevë