Reagon vëllai i Liridona Ademajt një ditë para se gjykata të vendos për Naim Murselin

Një ditë para shpalljes së aktgjykimit për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, ka reaguar vëllai i saj, Leonard Ademaj. 

Ai përmes një postimi në rrjetin social facebook ka shprehur pritjet e familjes lidhur me vendimin e gjykatës, duke theksuar burgim të përjetshëm për të akuzuarit.

“Nesër gjykata e jep vendimin në rastin e vrasjes së Liridonës tonë. Ne të gjithë, por sidomos mama jeme, që i është thyer shpirti, shpreson që kriminelët që e kanë vrarë Liridonën do ta paguajnë përjetësisht me burg, ashtu siç përjetësisht ne do të mbesim pa Liridonën tonë për shkak të krimit të tyre”, ka shkruar ai.

Lexo edhe:  Alarm për mjet të dyshimtë shpërthyes në Prishtinë