Djali i Trumpit viziton Serbinë për herë të dytë, Vuçiq i përgatit darkë speciale

Djali i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump Jr., ka mbërritur këtë të shtunë në Beograd për një takim dhe darkë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sipas raportimeve nga mediat serbe.

Kjo është vizita e tij e dytë në kryeqytetin serb brenda një periudhe të shkurtër, pas vizitës të tij të fundit më 11 mars.

Në një postim në Instagram, presidenti Vuçiç ka ndarë detaje nga darka që po organizohet për nder të Trump Jr., duke theksuar:

“Shumë të huaj, me të drejtë, thonë se jam njeri i vështirë dhe se nuk është e lehtë të flasësh me mua, por askush nuk ka thënë ndonjëherë se jemi jomikpritës. Për Donald Trump Jr. kemi përgatitur një derr të pjekur… Do të ishte marrëzi t’i ofronim karkaleca deti dhe kocë,” ka shkruar Vuçiç.

 

Lexo edhe:  Policia shpall në kërkim 31-vjeçarin nga Peja, dyshohet për dhunë në familje