Egla e thirr Romeon në emër të vëllezërve tij: Banori thotë që ajo është tallur me Donaldin dhe Marion

Pak orë para fillimit të prajmit, një debat i ashpër është zhvilluar në mes Eglës dhe Romeos.
Ky debat ka vazhduar dhe gjatë spektaklit, shkruan lajmi.net.

Egla duke biseduar me Gracianon dhe duke i treguar për filmin e Borës dhe Donaldit, ku ishte pjesë edhe ajo, banorja ka thirrur Romeon në emër të vëllait të tij binjak dhe Marios po ashtu.

Romeo ka thënë që Egla është tallur me vëllezërit e tij që i kanë qëndruar shumë afër asaj gjatë realizimit të atij filmi.

Egla ka sqaruar situatën duke thënë që ajo ka punuar me vëllezërit e tij dhe që pjesën më të madhe në këtë format e ka thirrur Romeon, Donald.

Por sipas saj ajo nuk e ka bërë më qellim.

“Unë nuk e kam bërë për ta ulur Romeon dhe më shpëton ashtu”, ka thënë Egla./Lajmi.net/

 

 

Lexo edhe:  Mjeku që braktisi Kosovën: Nga 400 euro tash rroga 7 herë më e madhe