Vdes Rexhep Shabani, ish-minator i Trepçës dhe aktivist nga Vushtrria
Me pikëllim të thellë njoftohet se sot ka ndërruar jetë Rexhep (Sefedin) Shabani, ish-minator i Trepçës dhe aktivist i përkushtuar i Shoqatës “Nënë Tereza” në Vushtrri.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë kanë njoftuar edhe për kohën e varrimit.
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Miq, familjarë, ju njoftojmë se sot më 16.04.2025 ndërroi jetë babai ynë, Rexhep (Sefedin) Shabani.”
Rexhep Shabani do të kujtohet si një njeri punëtor, që dha kontribut të çmuar gjatë kohës sa ishte minator në Trepçë, si dhe si një aktivist i devotshëm në ndihmë të të tjerëve përmes angazhimit në Shoqatën “Nënë Tereza”.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot, më datën 16 prill 2025, në orën 13:00 në vendlindjen e tij, në fshatin Pantinë, komuna e Vushtrrisë.