Policia me aksion në veri, konfiskohet një sasi e armatimit

Policia e Kosovës ka zhvilluar një kontroll në një bodrum, në një objekt në veri të vendit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Veton Elshani, i cili tha se është gjetur një tromblon dhe disa karikatorë të mbushur.

“Në bazë të një informacioni, kemi kryer një kontroll në një bodrum ku kemi gjetur një tromblon, disa karikatorë të mbushur”, tha Elshani.

Tutje, ai tha se në lidhje me rastin nuk ka persona të arrestuar teksa bëri të ditur se një person është intervistuar.

Lexo edhe:  Këta janë babë e bir nga Prizreni që përfunduan në pranga, njëri për dhunë ndaj gruas e tjetri për armembajtje pa leje