Bien temperaturat, ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Sot pritet të kemi destabilizim të motit dhe ulje graduale të temperaturave.

Gjatë ditës parashihen intervale kohore me diell dhe vranësira lokale, erëra të fuqishme nga jugperëndimi dhe rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima bubullimë dhe breshër.

Pasdite vonë ose në mbrëmje depërtim i frontit të ftohtë ajror nga veriperëndimi dhe ulje të ndjeshme të temperaturave. Erërat do të ndryshojnë drejtim dhe do të fillojnë të fryjnë të fuqishme nga veriu. Po ashtu pritet të ketë intensifikim dhe përhapje të rrebesheve të shiut me vetëtima dhe bubullimë, fillimisht në veri, verilindje të vendit, pastaj në Dukagjin. Ka mundësi për ndonjë shtrëngatë të fuqishme me shkarkesa të mëdha atmosferike dhe breshër. Reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse.

Në Shqipëri po ashtu graduale të temperaturave, ndërsa vazhdon moti me diell dhe vranësira lokale. Në veri të vendit priten riga lokale shiu. Në mbrëmje vonë ose gjatë natës destabilizim i atmosferës dhe stuhi lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë duke përfshirë edhe bregdetin.  Temperaturat shënojnë ulje të ndjeshme edhe në Shqipëri. Reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse.

Mot me diell dhe vranësira lokale dhe i nxehtë nesër priten në Maqedoninë Veriore ku ka mundësi për ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës po ashtu priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë si dhe ulje të ndjeshme të temperaturave, fillimisht në Mal të Zi e pasdite edhe në Luginë.

Të enjten na pret mot shumë i këndshëm, ngase largohet vapa e madhe verore nga tërë rajoni me ndonjë përjashtim normalisht. Në mëngjes dhe paradite vranët dhe priten reshje lokale shiu e rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa gjatë ditës përmirësim gradual i motit edhe pse do të jetë mjaft freskët dhe me erëra të freskëta nga veriu veriperëndimi.

Lexo edhe:  U mblodhën t’i ‘pleqnojnë’ problemet mes një çifti, 52-vjeçari në Gjilan gjuan me armë që t’i frikësojë miqtë

Nga e premtja përmirësim substancial i motit dhe rritje e temperaturave, por nuk pritet vapë e madhe verore./METEOBALLKAN