Blloku A3 ndali punën sonte në orën 23:59

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se sonte në orën 23:59, Njësia A3 e Termocentralit “Kosova A” ka ndalur punën, për shkak të problemeve të ndjeshme me humbje të ujit.

Në njoftimin e KEK thuhet se ndalja e punës është e nevojshme për të parandaluar ndonjë defekt të mundshëm më të madh.

“Në lidhje me këtë, KEK ka njoftuar me kohë Kompaninë e Distribuimit të Energjisë Elektrike dhe ka marrë masa që kapacitetet e njësisë A3 të mos nominohen për ditën e nesërme. Ekipet tona të ekspertëve janë në gatishmëri për të identifikuar dhe sanuar çdo defekt që mund të jetë shkaktar i këtij problemi, sapo të krijohen kushtet (pas ftohjes së njësisë), për të rikthyer njësinë në funksion në kohë optimale”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Tradhtia mollë sherri mes çiftit në Lipjan: Gruaja e kap mat burrin, ai e bën për spital