Katër persona arrestohen në Vushtrri pas një përleshjeje, njëri shtiu me armë zjarri në ajër

Katër persona janë arrestuar mbrëmë në rrugën “Ajet Gërguri” në Vushtrri, pasi u përfshinë në një përleshje.

Arsyeja qe i çoi ata në përleshje fizike ishte një mosmarrëveshje mes tyre, ku gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e përdorur, një karikator me dy fishekë dhe një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Kthehet shëndosh e mirë në shtëpi prizrenasi që u raportua i zhdukur nga bashkëshortja e tij