Ministri Murati njofton ndaljen e pagave për grevistët: Kështu e parasheh ligji

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se ligji për grevat e parasheh që momentin kur ka grevë pezullohen marrëdhëniet punëmarrës dhe punëdhënës.

Sipas tij, komunat nuk i kanë dorëzuar listat e pagave për muajin gusht me arsyetimin se janë “vonë’ me përditësimin e të dhënave.

Megjithatë, ai u shpreh se po presim që këtë ta bëjnë këtë muaj pasi shtoi se kështu e parasheh ligji ndaljen e pagave kur ka greva, raporton 02Press.

“Do ta shohim sepse afati ishte 10 shtatori por po presim edhe sot se ka afat. Ndalja e pagave për grevistët nuk është vendim i qeverisë e as i imi e as dëshirë, por kështu e parasheh ligji kur ka greva. Dëshira jonë është që fëmijët të nisin mësimin”, tha ai ndër të tjera”, u shpreh ai në një konferencë për media para gazetarëve.

Lexo edhe:  Tragjike: Dy të rinj humbin jetën në një vetaksident trafiku në Vushtrri