Borrell: Kemi një marrëveshje

Ka përfunduar me marrëveshje takimi trepalësh në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e përfaqësuesve evropianë.

Pas këtij takimi, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell bëri të ditur lajmin.

“Sot u pajtuam se si do zbatohen marreveshjet e arritura mes Kosoves dhe Serbise”,tha ai

“Për nenin 7 – Kosova është pajtuar që të fillojë menjëherë, dhe kur them menjëherë, them menjëherë, negocimin për të vendosur aranzhimet dhe përgatitje për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb”, ka thënë Borrell.

Lexo edhe:  Ish-deputeti i VV-së: Do e rrëzoja Kurtin sepse nuk është përgatitur për veriun