Policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarit për vjedhjen që ndodhi në vitin 2023 në Prizren

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur më datë 20.10.2023, në parkingun e qendrës tregtare e cila gjendet në rrugën “Brigada 125” në Prizren.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren

– E-mail adresa: [email protected]”.

Lexo edhe:  Një vajzë shkoi për t’u ankuar në derë të Qeverisë, Policia i gjeti drogë