“Policët pa çizme, kabineti i Sveçles pijnë raki nëpër restauronte”

Policia e Kosovës vazhdon të punoj në kushte të mjerueshme. Pa uniformë të re, çizme e municione, këto mungesa nuk po i merr për bazë institucioni përgjegjëse. Madje ata po ia krisin rakisë e verës nëpër drekave e darkave.

Këtë krahasim e ka bërë deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati. Ai ka thënë se kabineti i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla duke pi verë e raki nëpër restorante, Policia e Kosovës është ende pa rritje rrogash, pa uniforma te reja që një kohë të gjatë si dhe pa çizme të reja.

“Shihni shpenzimet e këtij kabineti për dreka, darka e udhëtime. A është për me u çudit?Natyrisht që jo”, shkroi Kastrati në Facebook.

“Në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme është SVEÇLA. Kujtoni çfarë veprime bënte ky ndaj policisë nëpër rrugë të Prishtinës gjatë demonstratave të organizuara nga VV me vite të tëra”, vazhdoi ligjvënësi opozitar.

Ai sugjeroi policët dhe zyrtarët e tjerë të policisë mos ta bëjnë “like” postim e tij pasi shtoi se pushteti do t’u hakmerret.

Postimi i plotë:

Policia e Kosovës pa rritje rrogash, pa uniforma te reja qe një kohë të gjatë, pa çizme të reja, etj ndërsa kabineti i Sveçlës duke pi verë e raki nëpër restorane. Shihni shpenzimet e këtij kabineti për dreka, darka e udhëtime.

A është për me u çudit?Natyrisht që jo.

Në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme është SVEÇLA. Kujtoni çfarë veprime bënte ky ndaj policisë nëpër rrugë të Prishtinës gjatë demonstratave të organizuara nga VV me vite të tëra.

Policë e zyrtarë të tjerë të policisë mos e bëni “like” këtë postim se ju hakmerret pushteti.

Lexo edhe:  Këta janë 2 personat që dyshohet se theren për vdekje 41 vjeçarin në Fushë Kosovë