U vra në gjumë nga kunati, kjo është e ndjera Migena Sinani

Personi në foto është Migena Sinani, 37-vjeçarja e cila u vra nga kunati i saj, Roland Sinani.

Ky i fundit ishte i pamartuar dhe merrte mjekim pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor, teksa vrau Migenën në sy të fëmijës së saj 2-vjeçar.

Migena kishte dhe një tjetër fëmijë 2-vjeç që në momentin e ngjarjes po flinte në dhomën e gjyshërve.

Burri i Migenës ka qenë në punë në momentin e tragjedisë pasi punonte si taksist. Ndërkohë mësohet se vëllezërit, pra burri i viktimës dhe autori, kanë qenë në konflikt prej kohësh.

 

 

Lexo edhe:  Ky është mërgimtari që pagoi rreth 180 mijë euro për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë