E dhimbshme: Nesër varrosën tre të rinjtë që vdiqën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës

Gjakova dhe tërë Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur dje në Jabllanicë të Gjakovës, ku ndërruan jetë tre të rinj si shkak i shembjes së një objekti të pabanuar, raporton Sinjali.

Një objekt i pabanuar është shembur në Jabllanicë duke zënë tre fëmijë që ndodheshin në të.

Veton Morina, 13 vjeç, Ideal Rama dhe Ramë Mehmetaj 15 vjeç do të varrosen nesër në ora 14:00 në fshatin Jabllanicë të Gjakovës – lajmi u bë i ditur nga familjarët e viktimave.

 

Lexo edhe:  Zhduket një grua në Fushë Kosovë