Javën e ardhshme publikohet lista e pëfituesve të Programit për Pagesa Direkte
Ministri i Bujqësisë, ka vizituar sot fshatin Domanek të Drenasit, ku u prit nga bujqit e këtij fshati, shumica e të cilëve veçse ishin duke zhvilluar aktivitetin e tyre bujqësor.
Peci i njoftoi bujqit se procesi i vlerësimit të aplikacioneve për Programin për Pagesa Direkte për këtë vit është drejt përfundimit dhe se nga java e ardhshme do të bëhen të ditur edhe përfituesit në kuadër të këtij programi.
“Bujq të tillë, të vyer ka në të gjithë Kosovën, e unë si Ministër do të vazhdoj që të punoj në të mirë të sektorit të bujqësisë, duke i trajtuar këta bujq me dinjitet ashtu siç edhe e meritojnë”, u shpreh pas këtyre vizitave ministri Peci.
“Familjet të cilat i vizitoi ministri Peci kultivonin lloje të ndryshme të kulturave bujqësore, secila më me potencial se tjetra, siç janë: grurë, misër, lajthi, gështenja, arra, etj. për të cilat ministri premtoi se do të vazhdojë t’i përkrahin. Ndërsa, nga ana tjetër bujqit nga fshati Domanek e njoftuan Ministrin se falë rritjes së mbështetjes financiare përmes Programit për Pagesa Direkte, do të dyfishojnë sipërfaqet me të mbjellat vjeshtore e pranverore”, thuhet në komunikatën e ministrisë.