Komuna e Mitrovicës ndan 20 mijë euro për familjen Brahimi nga Kçiqi

Mbrëmë një shpërthim nga boca plinit ka lënduar seriozisht disa anëtarë të familjes Brahimi nga Kçiqi i Mitrovicës.

Kryetari i Mitrovicësz Bedri Hamza, me të marrë informacionin ka shkuar në vendin e ngjarjes, po ashtu ai ka vizituar edhe të lënduarit në QKUK, shkruan Jepi zë.

Por Hamza para pak çastesh ka bërë të ditur edhe një vendim të mirëpritur, ku familjes Brahimi do t’i ndahen nga Komuna 20 mijë euro.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Me qëllimin që të ju dalim në ndihmë familjes Brahmi, të prekur nga shpërthimi natën e kaluar, Komuna e Mitrovicës do të merr vendim për ndarjen e 20,000 eurove.

Edhe njëherë, uroj shërim të shpejtë për të lënduarit!

Lexo edhe:  Grenell: “Dëshmitë ndaj Thaçit u tërhoqën sepse u manipuluan nga Jack Smith”