78-vjeçari humb jetën pasi dyshohet se ra nga një objekt në “Lake Side”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm te hoteli ‘Lake Side’ në Vërmicë, ku i moshuari Izer Pulaj ka humbur jetën tragjikisht pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti.

Familja Pulaj ka njoftuar se sot do t’i jepet lamtumira e fundit më dashurit të tyre. Ata kanë dhënë detajet e ceremonisë së varrimit.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se viktima ka rënë nga një objekt që është në ndërtim e sipër.

“Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë kanë nisur hetimet për një rast që ka ndodhur në Vërmicë, ku një person dyshohet se ka rënë nga një objekt që është në ndërtim e sipër dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’”, tha Gashi.

Lexo edhe:  Loja fshehtas’, Stresi ngatërron Vedatin me Artanin – të qeshura pa fund