Vajza e Jakup Krasniqit e emocionuar në tre vjetorin e arrestimit të babait: Kaluan tre vite sikur në ferr

Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa është shprehur e emocionuar në tre vjetorin e arrestimit të babait të saj nga Gjykata Speciale.

Përmes një postimi, ajo ka shkruar se këto tri vite kanë kaluar sikur në ferr dhe se nuk e kishte besuar asnjëherë se parajsa e saj (babi) do të ishte një dhomë e vogël dhe e zymtë e fshehur pas 12 dyersh të hekurta, shkruan Reporteri.net.

Postimi i plotë:

Kaluan tre vite sikur në ferr e se kisha besuar asnjëherë se parajsa ime do të ishte një dhomë e vogël dhe e zymt e fshehur pas 12 dyersh të hekurta.

Aty festuam ditëlindje, suksese, fejsa e martesa. Në po atë dhomë e more lajmin se do të bëhesh gjysh për herë të parë. Altini po bëhet baba!

Aty kemi qarë e kemi qeshur, na recitoje poezi e luajtem me karta.
Biseduam aq shumë për jetën tënde!
Çuditërisht edhe ajo piktura e varur në mur, duket aq e bukur në çdo vizitë që kalojmë bashkë.
Ne këto tre vite padrejtësi, nuk u mësuam me mungesën tënde por u bëmë të fortë.
Në këto tre vite padrejtësi, liria jone kishte vetem një emer: Jakup Krasniqi.

Lexo edhe:  E kishte ftesën, Luizi zbulon arsyen e trishtë pse nuk u fut në “BBV1