Njëri nga të aksidentuarit në Veternik është në gjendje të rëndë

Një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Veternik.

Lidhur me gjendjen e të plagosurve ka dhënë detaje Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës.

Në njoftimin e QKUK’së, thuhet se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transferuar për trajtim të mëtejmë në Mjekimin Instensiv Qendror.

Dy të aksidentuar të tjerë po vazhdojnë trajtimin mjekësor, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torkale dhe tjetri në atë të Neurokirurgjisë, derisa një person pas ndihmës dhe trajtimit emergjent mjekësor është liruar për në shtëpi.

“Edhe përkundër përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, njëri nga të aksidentuarit që ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Letra e fëmijës që jeton në veri drejtuar “babdimrit": Kam një dëshirë, ta rregullosh situatën në veri dhe të jetoj i lumtur me familje pranë gjyshit dhe gjyshës