Tmerr në Bon Vivant, plagosen 7 persona

Raportohet se ka ndodhur një përleshje me armë në Bon Vivant, ku ka shumë të plagosur.

Indeksonline raporton se nga këto të shtëna janë plagosur rreth shtatë persona, përfshirë një vajzë dhe një roje sigurimi.

Një person tjetër raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia është në vendin e ngjarjes, teksa një i dyshuar lidhur me rastin është arrestuar.

Lexo edhe:  "Jeta e policëve në Leposaviq dhe Jarinje është e rrezikuar seriozisht", vjen thirrja urgjente për Presidencën, Qeverinë, KFOR-in, EULEX-in