28-vjeçari nga Kosova vdes pasi e zuri rryma në Shqipëri

Një 28-vjeçar me origjinë nga Kosova ka vdekur pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja është shënuar në Përbreg të Kukësit, raporton A2news.

Viktima kishte shkuar atje me një firmë e cila hapte puse në shtëpitë e zonave kufitare. Sipas dëshmitarëve, i riu, pasi ka hipur mbi makineritë, ka rënë në kontakt me telat përcjellës të energjisë elektrike.

Ai është transportuar menjëherë me shenja jete në spitalin e Kukësit, por nuk ka arritur të shpëtojë, duke humbur jetën fatkeqësisht në urgjencën e Kukësit.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim