Këta janë dy policët që rrahën brutalisht qytetarin e prangosur brenda stacionit në Prizren

Këta janë dy policët që rrahën brutalisht qytetarin e prangosur brenda stacionit në Prizren

Një rrahje brutale ka ndodhur brenda Stacionit të Policisë në Prizren. Një qytetar shihet duke u futur brenda stacionit i lidhur me pranga teksa zyrtarë policorë e sulmojnë fizikisht.

Gazeta Insajderi ka mësuar se Halil Emerllahu e Halim Hamiti janë dy prej zyrtarëve policorë të Prizrenit të cilit shihen duke e rrahur qytetarin.

Halil Emerllahu
Halim Hamiti
Njëri nga ta shihet duke i rënë boks derisa e shtyjnë drejt murit ku nuk shihet qartë pamje, por nga lëvizjet vërehet se janë duke e sulmuar fizikisht.

Lexo edhe:  “Kena me t’çu lidhun si qenin”, katër persona shkojnë në shtëpinë e 23-vjeçarit në Vushtrri për t’i qëruar hesapet me të