Një i vdekur nga vetaksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person ka vdekur pas plagëve të marra në vetaksidentin e rëndë që ngjau në orët e para të ditës së shtunë në autostradën “Ibrahim Rugova” e për të cilin raportoi edhe lajmi.net.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani për lajmi.net konfirmoi vdekjen e njërit prej personave që ishin brenda veturës të tipit Suzuki, me targa lokale.

“Me datën 02.09.2023 rreth orës 06:10, në autostradën Ibrahim Rugova në km 24 drejtimi i Vërmicës, ka ndodhur një vet aksident me lëndime trupore, ku një automjet Suzuki me targa lokale me vozitës mashkull kosovar, dyshohet se ka humb drejtimin dhe është rrokullisur në rrugë, me ç ‘rast lëndime trupore kane pësuar dy persona, njeri prej të cilëve më vonë ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore, njësia e hetimeve, kompania për mirëmbajtjen e rrugës. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, përderisa janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”.

Gjithashtu, Policia e Kosovës ripërsëriti thirrjen për kujdes të shtuar në trafik.

“Policia e Kosovës, vazhdon të apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat e trafikut dhe të ju përmbahen kushteve të rrugës, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë për një siguri më të madhe në trafik dhe në parandalim të aksidenteve”.

Lexo edhe:  Lajmi i fundit: Treni godet veturën në Prishtinë