Vetaksident i rëndë në autostradën “Ibrahim

Një vetaksident i rëndë rrugor ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht aksin rrugor që lidhë Therandën dhe Prizrenin.
Sipas lexuesit besnik të lajmi.net që ka dërguar edhe pamje në adresë të redaksisë, i njëjti vetaksident ka ndodhur pak minuta pas orës 06:00.

Tutje, i njëjti ka thënë se dy persona pranë kanë qenë të mbuluar, gjë që rrit hipotezat për lëndime serioze.

Lajmi.net veçse ka dërguar pyetje në drejtim të autoriteteve dhe është në pritje të përgjigjes.

Lexo edhe:  Vdes Emin Borovci, i njohur si komandant Triumfi